fbpx

Robert Berisha nuk i mban lotët në skenë tek sa flet për nënën e ndjerë

nga Revista Kosovarja

Për herë të parë pas shumë kohësh, Robert Berisha u bë pjesë e një interviste ku foli për tema të ndryshme e na zbuloi shumëçka.

Gjatë intervistës, nuk kishte se si të mos pyetej edhe lidhur me atë që ndodhi para disa muajsh në familjen e tij që ishte ndarja nga jeta e nënës së Robertit.

Lidhur me këtë temë ai tregoi momentet e dhimbshme dhe një histori tepër të ndjerë pas ndarjes nga jeta të saj:

“Edhe kur kam bërë postimin, kam menduar që do të kisha forcë për të shkruar më shumë, por e kam lënë vetëm me ‘Kam shumë me thënë për ty, por po e lë me kaq…’, sepse kam humbur një shoqe. Kam humbur një shoqe që nuk e kisha problem ta ftoja e njihja me shoqërinë time, edhe Nora po ashtu, sepse ishte zonjë e vërtetë.”- tregoi ai.

Më pas i prekur ai shtoi:

“Më mungon shumë. Kur isha në Amerikë e kisha ditëlindjen, më shkoi mendja ta merrja në telefon. Duhet kohë e gjatë që ta besoj se ka ikur nga kjo jetë, e mora në Viber dhe i kam ende mesazhet me të në telefon, të cilat do i ruaj gjatë se janë kujtime shumë të bukura…” – rrëfeu i përlotur ai.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]