fbpx

Robert Berisha pjesë e “Big Brother VIP Kosova”?

nga Revista Kosovarja

Së fundmi, në emisionin e tij “Robi plaket kur do vetë”, Robert Berisha inskenoi një bisedë kinse me Alaudin Hamitin.

Gjatë bisedës së shtirur, moderatori lë të kuptohet se ai ‘pranoi’ ftesë nga Alaudini që te jetë pjesë e edicionin të parë të reality show në Kosovë.

E gjithë biseda e Robertit shkaktoi shumë të qeshura dhe pjesën e shkëputur mund ta ndiqni më poshtë.

Formati “Big Brother Vip” po zgjerohet në një treg të ri mediatik, duke u transmetuar për herë të parë në Kosovë, pas marrëveshjes me “Banijay Rights”.

Tashmë është zyrtare se marrëveshja mes Banijay, Artmotion dhe KlanKosova do të sjellë edicionin VIP të Big Brother për herë të parë në Kosovë, në sezonin e ardhshëm televiziv.

Puna ka nisur si nga ana teknike ashtu edhe nga përmbajtja dhe premiera e parë e shfaqjes do të jetë në vjeshtë.

Deri më sot, formati “Big Brother” është realizuar në më shumë se 60 versione, me mbi 34 mijë episode, 8500 banorë të përfshirë në format, 6400 eliminime, duke numëruar 90 milionë ndjekës në rrjetet sociale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]