fbpx

Robert Berisha reagon ndaj serbëve: Merrni targat, tak lekun – tak burekun

nga Revista Kosovarja

Masa e reciprocitetit ndaj targave për veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë ka ngjallur reagime të shumta.

Për këtë së fundmi ka reaguar edhe këngëtari Robert Berisha i cili ka publikuar një fotografi në InstaStory.

Në fotografi shihet automjeti i forcave të Policisë Kosovës, derisa i ka reaguar serbëve përmes një shkrimi.

“Merrni targat se jau shk*****. Tak lekun, tak burekun”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe, ky vendim i nënshkruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka hyrë në fuqi që nga dita e djeshme, derisa në veri, në dy pikat kufitare po vazhdon mbikëqyrja Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, për të mbajtur rendin dhe kontrulluar zbatimin e masës.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]