fbpx

Roderika Ukelli simpatia e të gjithë fëmijëve të viteve 2000

nga Revista Kosovarja

Roderika Ukelli e cila dikur ishte yll i muzikës për fëmijë, e dashur dhe e pelqyer nga të gjithë.

Ukelli u rikthye në retrospektivë duke kujtuar disa nga këngët e saja më të pëlqyera në vitin 2000 e tutje, ku ajo padiskutim ishte simpatia e të gjithë fëmijëve.

Roderika ndër të tjera theksoi se tani e kupton ekzaktë influencën që ka pasur ajo me muzikën dhe stilin e saj te gjeneratat e atyre viteve.

“Është një pjesë e jetës time që nuk do ta harroj kurrë”, tha ajo ndër të tjera.

Ajo nuk e la pa e përmendur hitin e saj “Diferenca” e cila ka pasur një mesazh kuptimplotë jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit.

Se a do t’i rikthehet Roderika Ukelli sërish muzikës mbetet për tu parë, pasi ajo aktualisht është e fokusuar në studime.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]