fbpx

Romeo Veshaj tregon se çfarë i ka pëlqyer te Heidi: Ishte ndryshe nga të tjerat!

nga Revista Kosovarja

Aktori Romeo Veshaj ka treguar se pëlqimi i tij për Heidi Baçi ka nisur që me hyrjen e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Gjatë një bisede me 4 finalistët e tjerë, aktori tha se fillimisht ajo që ka pëlqyer është buzëqeshja, duke shtuar se konkurrentja i është dukur më ndryshe nga vajzat e tjera.

“A është dashuri me shikim të parë?” e pyeti Julian Deda, ndërsa Romeo tha: “Nuk e di”, megjithëse Egla Ceno e vuri në dyshim se dashuria e Heidit dhe aktorit ka lindur me shikim të parë.

Pjesë nga biseda:

Juli: Kjo (Heidi) të ka pëlqyer që në fillim

Romeo: Më ka pëlqyer kur ka folur dhe kur ka qeshur më është dukur ndryshe nga të tjerat. Kur më ka thënë emrin më ka fiksuar

Juli: A është e vërtetë kjo Bac

Heidi: Po

Egla: Dashuri me shikim të parë

Juli: A është dashuri me shikim të parë?

Romeo: Ndoshta, nuk e di

Egla: Unë nuk e besoj, me shumë vështirësi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]