fbpx

Ron Zaiti zbulon vendimin që i ndryshoi jetën

nga Revista Kosovarja

I ftuar së fundmi në Ferma Club, këngëtari Ron Zaiti, ka folur për një nga ndryshimet më të mëdha që ka përjetuar në jetën e tij personale dhe shëndetësore.

Artisti i njohur gjatë pesë viteve të fundit ka bërë një ndryshim drastik duke humbur rreth 85 kilogramë.

Një transformim që ka ardhur pas një vendimi të rëndësishëm për të ndërhyrë për problemet e stomakut.

“Më është dashur një trajtim për stomakun, një qasje klinike që më ka ndihmuar shumë. E bëra në kohën e duhur, përpara se të arrija një moshë ku problemet shëndetësore do të ishin më të rënda”, u shpreh ai.

Pas trajtimit, ai pranon se i është dashur pak kohë për t’u rikuperuar, por menjëherë më pas është rikthyer në aktivitet fizik.

Sot, rutina e tij përfshin palestër dhe programe ‘detox’, që e ndihmojnë ta mbajë veten në formë dhe të shëndetshëm.

Ky rrëfim vjen pak pasi këngëtari u eliminua nga spektakli Ferma VIP, ku përfundoi jashtë si pasojë e një zgjedhjeje nga Big Basta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]