Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ronaldo bën dedikimin prekës pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

nga Revista Kosovarja

Cristiano Ronaldo ka bërë një dedikim të përzemërt për Mbretëreshën Elizabeth II, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme (e enjte) në moshën 96-vjeçare.

Mbi artikull

Pallati Buckingham njoftoi për vdekjen e Madhërisë së saj në një deklaratë rreth orës 18:30, pasi kohëve të fundit kishte probleme me shëndetin.

Që nga njoftimi për vdekjen, janë bërë një mori shkrimesh nga të gjitha anët e globit, me superyllin e Manchester United, që bëri po ashtu një postim në rrjete sociale.

Moneytizer Paragrafi 4

Së fundmi ka reaguar edhe ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo: “Shtatë vite të karrierës sime i kam luajtur në Premier League, duke e bërë këtë sezonin tim të tetë që jetoj në Angli”.

“Gjatë gjithë këtyre viteve, kam ndjerë dashurinë e përjetshme të Mbretërisë së Bashkuar për Mbretëreshën e saj dhe sa e rëndësishme ishte dhe do të jetë përgjithmonë Madhëria e saj për popullin britanik”.

“Vajtoj për këtë humbje të pazëvendësueshme me vendin që kam mësuar ta quaj shtëpi. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen mbretërore”, tha më tej ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]