fbpx

Ronaldo fiton gjyqin pasi u akuzua rrejshëm për përdhunim, merr dëmshpërblim shumën marramendëse

nga Revista Kosovarja

Cristiano Ronaldo ka fituar 334,637.50 dollarë (313,053.38 euro) pasi u akuzua pwr dhunim seksual pasi u zbulua se ishte akuzw e rrejshme.

Ylli i futbollit, ka mohuar gjithmonë përdhunimin e Mayorgas, 40 vjeçe, të pretenduar se ndodhi në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009 dhe këmbënguli se ata kishin bërë seks konsensual. Policia asnjëherë nuk ka ngritur asnjë akuzë.

Mayorga pretendoi se Ronaldo i kishte paguar asaj 330,000 dollarë para të thata në këmbim të heshtjes si pjesë e një marrëveshjeje jashtë gjykatës në vitin 2010 për ta penguar atë të fliste për incidentin e hotelit dhe ta ndalonte atë të ndiqte akuzat penale.

Avokatët e saj vazhduan të përpiqeshin ta përmbysnin atë marrëveshje, duke pretenduar se ajo ishte ‘e paaftë mendërisht’ në atë kohë.

Futbollisti dhe avokati i tij kanë thënë vazhdimisht se dokumentet janë ndryshuar në një përpjekje për ta shpifur atë.

Gjyqtarja tha se ajo nuk mund të urdhëronte avokatin e turpëruar t’i dorëzonte Ronaldos shumën e plotë që ai pretendonte, sepse ai mund të kishte vepruar më shpejt për të pushuar çështjen kundër tij.

Ajo vendosi: “Ishte e qartë që herët se akuzat e Mayorga ishin të rrënjosura në materialet e grumbulluara”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]