Ronela Hajati bëhet virale në TikTok, vëmendjen e merr transformimi i saj
Prej disa muajsh, Ronela Hajati është shfaqur dukshëm e transformuar në pamje, duke tërhequr vëmendje me humbjen e konsiderueshme në peshë dhe stilin e ri.
Së fundmi, një performancë e këngëtares nga koncertet e kësaj vere është bërë virale në TikTok, ku Ronela shihet teksa interpreton para publikut. Përveç energjisë në skenë, ajo që ka marrë më së shumti vëmendje ka qenë pamja e saj.
Komentet janë mbushur me komplimente, ndërsa ndjekësit kanë vlerësuar ndryshimin e këngëtares me shprehje si “she glow up”, “duket shumë mirë” dhe “çfarë bukurie”.
Videoja ka grumbulluar mijëra pëlqime dhe shpërndarje, duke e rikthyer Ronelën në qendër të diskutimeve në rrjetet sociale
@ronelahajatiofficiallKam nje maçok personazh 🙄🤌🏻 Before show♬ original sound – Ronela Hajati
@lisi_g10 #viral @Ronela Hajati ♬ tingulli origjinal – lisi_g10
