Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj përfundojnë në “Shihemi në gjyq”

nga Revista Kosovarja

Alban Ramosaj dhe Ronela Hajati ishte ndër pretendentët kryesorë për të fituar edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës.

Mbi artikull

Pas fitores së kësaj të fundit, u duk sikur mes tyre u kris dhe raporti miqësor.

Albani nuk e mbështeti këngëtaren, të paktën jo publikisht, por pati një përplasje me Agim Doçin.

Doçi tha se ai duhet të konkurronte për Kosovën në Eurovision, deklaratë e cila solli reagimin e ashpër të tij. Për më tepër, tezja e Albanit, Albërie Hadërgjonaj bëri një postim thumbues pasi Ronela nuk kaloi në finalen e Eurovision. “Me këtë(Rona Nishliun) nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen”, shkroi Albërie.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë, së fundmi, Ardit Gjebrea ka bërë një postim të papritur në Instagram. Ai ka publikuar një foto të Ronelës me Albanin ku shihen pranë njëri-tjetrit duke parë telefonin por ajo çka tërhoqi vëmendjen ishte mbishkrimi i fotos: “Gati për shihemi në gjyq? Apo mos është efekti i dashurisë ‘magjike’”.

Më tej, vihet re komenti që ka lënë Eni Çobani teksa ka shkruar: “Një seancë nga ato që nuk harrohen” duke etiketuar dy këngëtarët. Sigurisht kjo duket një shaka nga ana e Arditit. Nuk dihet se çfarë po kurdisin artistët por shpresojmë për një duet në edicionin e këtij viti të Këngës Magjike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]