fbpx

Ronela Hajati nuk dorëzohet: Gjithmonë kam zgjedhur të qesh dhe të festoj këtë jetë që Zoti më ka dhënë…

nga Revista Kosovarja

Ronela Hajati është një nga artistet që shfaqet me energji pozitive gjithmonë.

Këngëtarja e hitit “Sekret”, është mjaftë e afërt edhe me fansat e saj në rrjete sociale ku ndanë me ta momente edhe personale.

Së fundmi ajo ka postuar një video ku është shfaqur duke e shijuar një udhëtim me veturë derisa po këndonte në dritare duke iu valëvitur flokët nga era.

Duke mos i munguar buzëqeshja ajo ka treguar se çfarë fshihet pas kësaj lumturie, shkruan “Kosovarja”.

“Kam kaq shumë probleme dhe kam pasur një jetë kaq të vështirë, por gjithmonë kam zgjedhur të qesh dhe të festoj këtë jetë që Zoti më ka dhënë duke u përpjekur çdo ditë për ta bërë më të mirë”, ka shkruar ajo derisa pranoi mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]