fbpx

Ronela Hajati sapo hodhi një goxha thumb për këngët e reja të artistëve

nga Revista Kosovarja

Muaji korrik dhe ky sezon veror ka qenë i mbushur me projekte të reja muzikore, kryesisht ritmike.

Këngët me shumë ritëm po i dëgjojmë kudo por jo të gjithë janë të kënaqur me to.

Ka qenë Ronela Hajati që përmes rrjeteve sociale ka thënë se të gjitha këngët e kësaj vere janë njësoj.

“A e kam gabim nëse them që 90% e këngëve të kësaj vere janë njëlloj? Mu duk sot sikur një këngë ishte e gjatë nja 15 minuta kur në fakt ishin ndërruar nja 5 këngë”- u shpreh Ronela.

Ajo madje i ka shtuar dhe disa doza ironie duke thënë- “Mos kini frikë me ndërru dorë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]