fbpx

Ronela Hajati u përgjigjet kritikëve rreth veshjes në Eurovision

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, është kritikuar në masë të madhe për paraqitjen në “Eurovision 2022”.

Ajo ka bërë hapjen e festivalit muzikor me këngën “Sekret”, ndonëse e ndezi publikun që e duartrokitën gjatë tërë kohës.

Megjithatë, ajo u përfol për dukjen e ekzagjeruar dhe për gjestet që bëri gjatë performancës.

Madje, shumë nga njerëzit e cilësuan se ishte një nga arsyet që nuk u kualifikua për finalen e së shtunës (14 maj).

Lidhur me veshjen një reagim për herë të parë e ka bërë vet Ronela, ku thekson se i ka pëlqyer se si është dukur.\

“Ore shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Ca të mil që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt”, tha ajo.

Ronela duhet vënë në pah që nuk kaloi në finale dhe se kishte grumbulluar vetëm gjashtë pikë nga juria.

Dhjetë vendet që arritën të kualifikohen në finale ishin: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]