Ronela Hajati është prej këngëtarëve më të suksesshme shqiptare dhe mbetet aktive me projekte dhe mbrëmje të shumta muzikore.
Por, së fundi këngëtarja nga Shqipëria ka udhëtuar drejt New York-ut, ku edhe po shijon pushimet.
Nga atje Ronela u ka qëndruar fansave afër me postime të ndryshme, duke treguar se po argëtohet pafund.
Këngëtarja nuk ka lënë anash as imazhet e shumta, në të cilat u shfaq plotë stil dhe sharm, ashtu sic ndodhi në postimin e radhës.
E veshur e tëra në të zeza, Ronela theksoj format trupore, ndërsa shihet me grim të lehtë në fytyrë dhe flokët bionde i la të lira mbi supe.
Ndërsa, në disa postime tjera, Ronela tregoi se mori pjesë në koncertin e yllit latino-amerikan, Ricki Martin për të cilin tha se ishte një nga netët më të mira që ka përjetuar ndonjëherë.