Këngëtarja e njohur shqiptare Ronela Hajati ka surprizuar ndjekësit e saj në Instagram duke publikuar fotografinë e parë pranë të dashurit të saj.
Në postimin ku çifti shfaqet në momente të bukura buzë plazhit, Ronela duket e lumtur dhe e qeshur, ndërsa partneri i saj i jep një puthje të ëmbël në faqe.
Megjithatë, këngëtarja nuk ka zbuluar identitetin e tij, duke lënë gjithçka në mister. Në përshkrimin e fotos, ajo shkruan: “Life and whatever beautiful life brings in ”, duke shtuar thjesht një nuancë romantike dhe reflektuese për ndjesitë që po përjeton.
Ky postim i Ronelës ka nxitur reagime të shumta nga fansat dhe ndjekësit, të cilët tashmë pyesin me kureshtje: Kush është ai?