Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rovena Stefa prek me dedikimin: Sot festoj me lot, jo me buzëqeshje

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare Rovena Stefa ka ndarë një postim shumë prekës në ditëlindjen e saj, ku shpreh dhimbjen për humbjen e babait.

Mbi artikull

Ajo tregon se kjo është hera e parë që feston pa të, duke e përshkruar mungesën e tij si diçka ende të pabesueshme, shkruan Indeksonline.

Në vend të një feste të zakonshme, kjo ditë për të është kthyer në reflektim dhe kujtime, ku ndjen më fort se kurrë boshllëkun që ai ka lënë.

Përmes një videoje që e quan “copëz zemre”, Rovena nderon figurën e babait, duke theksuar se gjithçka që është sot, forca, ëndrrat dhe mënyra si e sheh jetën, janë frymëzuar nga dashuria e tij.

Moneytizer Paragrafi 4

Edhe pse ai nuk është fizikisht pranë, ajo beson se e ndjen në çdo hap, në çdo frymëzim dhe në çdo notë të muzikës së saj.

Në fund, artistja falënderon ndjekësit për mbështetjen dhe premton se do të vazhdojë përpara duke mbajtur gjithmonë me vete kujtimin e babait të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ROVENA STEFA (@rovenastefa)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]