fbpx

Roza Lati bën ndryshim të madh në pamje

nga Revista Kosovarja

Moderatorja e njohur Roza Lati vazhdon të bëjë ndryshime të mëdha tek vetja.

Ajo ka vendosur së fundi të ndryshojë look duke zgjatur flokët me extension dhe duke i bërë gjysma bionde dhe gjysma kafe.

Roza pozon një video ku tregon modelin e ri të flokëve ku e shohim me sipërfaqen e flokëve totalisht bionde, ndërsa në pjesën e brendshme kafe.

“Përshëndete Rozën e re”, shkruan moderatorja krahas videos ku tregon ngjyrën dhe modelin e ri të flokëve.

Moderatorja ka marrë komplimenta për lookun e ri nga miqtë dhe fansat e saj të cilët e kanë pëlqyer stilin e ri të flokëve të Rozës dhe në fakt duket mjaft mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]