fbpx

Rozana Radi ka dy fjalë për Gjestin pas fitores

nga Revista Kosovarja

Pas daljes nga finalja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, Rozana Radi ishte e ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ndau me publikun përjetimet e saj të para jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Në një bisedë të sinqertë dhe pa dorashka, artistja e njohur foli për sfidat, marrëdhëniet dhe reflektimet që i la pas kjo eksperiencë unike.

Në një atmosferë të çlirët dhe plot miqësi, Rozana tregoi se pjesëmarrja e saj në BBVA ishte një vendim i rëndësishëm, i cili erdhi pas një mendimi të gjatë. Ajo ndau mendimet për lojën dhe banorët, duke mos i kursyer vlerësimet, por as kritikat.

“Gjesti nuk ishte i preferuari i banorëve, edhe pse më pas të gjithë dolën sikur ishin me të. Po ta donin realisht, do ta kishin treguar më parë. Unë vetë kam qenë e para që kam thënë se Gjesti është ‘lezeti i shtëpisë’, dhe këtë e thashë kur nuk flisja fare me të”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se ka qenë gjithmonë e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë në lojën e saj.

Rozana u rendit e dyta në këtë edicion, ndonëse konsiderohej si një nga favoritët kryesore për të fituar. E pyetur nëse ndjeu zhgënjim për këtë rezultat, ajo pranoi: “Sigurisht që u mërzita, është e natyrshme. Por unë i thashë Gjestit që për mua, kushdo që ta fitonte, do ta kishte merituar. Dhe kur ai u shpall fitues, nuk e preka më çmimin me dorë. Uroj që ky çmim t’i shërbejë në jetë”.

Ndërsa për rivalitetin brenda shtëpisë, këngëtarja tha prerazi: “Nuk kam pasur rivalë. Rivalitetin e kam pasur vetëm me veten. Kam dashur të bëj një lojë të ndershme, me letra të hapura”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]