fbpx

Rrahen mes vete babë e bir, bëhen për spital

nga Revista Kosovarja

Dy persona në Kaçanik, babë e bir kanë kërkuar trajtim mjekësor pas një perleshje që kishte ndodhur mes tyre. Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit janë liruar me procedurë të rregullt.

“Kaçanik 25.01.2024 – 23:50. Dy meshkuj kosovarë (babë e bir) kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak se ishin lënduar gjatë një përleshje ndërmjet vete. Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]