fbpx

Rrahet brutalisht një drejtor në Trepçë, dërgohet në Spitalin e Mitrovicës

nga Revista Kosovarja

Një rrahje brutale ka ndodhur paraditën e sotme në ambientet e Minierës Trepça.

Drejtori teknik Bahri Karaça është sulmuar tek zyra e tij nga një inxhinier.

Jepi zë merr vesh se drejtori u sulmua pasi ka shqiptuar vërejtje ndaj një inxhinieri.

Siç merret vesh, goditja ka qenë e rëndë dhe ka pasur gjakderdhje, me ç’rast Karaça është dërguar në Emergjencë.

Merret vesh që Policia ka arritur në Minierë dhe ka hapur rastin, duke intervistuar edhe të dyshuarin A.P.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]