fbpx

Rrahja pozitë-opozitë, LVV-ja “lavdëron” Kurtin: I patrembur para krimit të 20 vjetëve!

nga Revista Kosovarja

Në Kuvendin e Kosovës të enjten ka ndodhur një përleshje masive, teksa po mbante fjalim, kryeministri Albin Kurti.

Sipas pamjeve të publikuara, shihet se Kurti është spërkatur me ujë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Lushtaku u tentua të pengohet nga ministri i Financave, Hekuran Murati, por pa sukses.

Për veprimin e ligjvënësit opozitar është nervozuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovë, për çka e gjuan me shishe Lushtakun.
Për këtë incident ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet.
Nga LVV-ja kanë publikuar një pjesë të videos kur Kurti shihet në mes të turmës pas përleshjes së ndodhur, i rrethuar nga deputetë, ministra e policë që i qëndronin afër.“I patrembur para krimit të 20 vjetëve”, thuhet në përshkrimin e LVV-së në Facebook, sipër videos së shpërndarë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]