fbpx

Rrahje brutale në lokal nate në Gjilan – I dyshuari godet me shufër metalike dy persona në kokë, dërgohen në QKUK

nga Revista Kosovarja

Përleshjet fizike, veçanërisht ato të dhunshme, kanë vazhduar të jenë një problem i shqetësuar në vendin tonë. Ato shpesh ndodhin si pasojë e konflikteve të momentit, mes individëve apo grupesh, dhe mund të shkaktojnë pasoja të rënda fizike dhe psikologjike.

Një përleshje e tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal nate në rrugën Gjilan–Bujanoc, ku dy persona kanë përfunduar me lëndime serioze, pasi janë sulmuar brutalisht me shufër metalike.

Gazeta Sinjali mëson se rreth orës 03:30, në lokalin “Adriatika (Muzik Live)”, pas një mosmarrëveshjeje çasti, i dyshuari N.A., rreth 42-vjeçar ka sulmuar fizikisht dy persona, S.B., rreth 47-vjeçar dhe H.H., rreth 51-vjeçar, duke i goditur në kokë me një shufër metalike.

Si pasojë e goditjeve, të dy viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit. Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, ata janë transferuar për trajtim të specializuar në QKUK – Prishtinë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes, është intervistuar nga hetuesit e NJHP-së, dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]