40
Një rrahje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë.
Policia me anë të raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në rrahje janë përfshirë gjashtë persona.
Dy nga të përfshirët në rrahje kanë pësuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy shufra metalike që dyshohet të jenë përdorur në rast.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.