Kohë pas kohë ndodhin incidente të ndryshme në shkollat tona, që në fakt do të duhej të ishin vetëm vende të dijes dhe edukimit.
Ekipi i revistes “Kosovarja” ka fiksuar momentin kur para Gjimnazit “Elena Gjika” në Prishtinë kanë ardh ekipet e emergjences dhe policia, për siç merret vesh nga dëshmitarët okular, një përleshje brutale mes nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri”.
Si pasojë e kësaj rrahje ka edhe persona të lënduar.
Detaje të tjera rreth rastit do të bëhen të ditura përmes raportit të policisë.
Në vazhdim do të ju mbajm të infromuar në lidhje me rastin. /Kosovarja/