Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zemaj tregon se a do të hiqet ora policore

nga Revista Kosovarja

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se ora policore do të vazhdojë të jetë e njëjtë edhe gjatë kësaj jave.

Sipas tij, nuk do të ketë përjashtime as në ditën e diel, kur do të organizohen zgjedhjet për kryetar në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.

“ Asnjë masë lehtësuese nuk do të ketë, ne do të shtojmë edhe më shumë mbikëqyrjen ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë masat. Në do të dakordohemi me KQZ-në. Ata duhet ta rregullojnë orarin për votime, kjo nuk është në interesin tim”, ka thënë ai.

Zemaj kritikoi zyrtarët politikë në komunën e Podujevës, të cilët sipas tij nuk kanë qenë të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve, kësisoj sipas tij, edhe kanë shkelur masat mbrojtëse.

Moneytizer Paragrafi 4

Përndryshe, ministri foli edhe masat mbrojtëse nga virusi Covid-19, me ç’rast përjashtoi mbylljen e kufijve.

Ai tha se asnjë shtet nuk e ka marrë një vendim të tillë, andaj do të vazhdohet me masat e deritanishme.

“Askush nuk mund të vi nga vendet me rrezikshmëri të lartë pa dëshmuar se është i shëndosh, ata që nuk e kanë testin shkojnë në izolim për 7 ditë. Kështu e kanë është shtetet tjera të rajonit”, ka shtuar ai në emisionin radar./Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]