fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Rrahman Jasharaj paralajmëron padi ndaj Muratit pasi dolën pagat: E keni tepruar, boll mo

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Pasi Qeveria të premten ka ekzekutuar pagat e mësimdhënësve për muajin shtator, i pari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i është drejtuar ministres së arsimit Arbërie Nagavci me një letër publike.

Jasharaj e ka thënë se Nagavci po tregon heroizëm dhe humanizëm të rrejshëm në raport me mësimdhënësit.

Ai ka thënë se pavarësisht që ministrja e Arsimit ishte njoftuar muaj më parë për grevën, ajo nuk mbështeti mësimdhënësit por përkundrazi “nuk hezitoi me deklarata urdhëruese e madje edhe plot shantazh e kërcënime”.

“Zonjën Nagavci e kishim njoftuar muaj më parë me kërkesat legjitime të anëtarësisë dhe e kishim lutur sa herë takoheshim që ato t’i prezantonte në takimet e Qeverisë duke e paralajmëruar se nëse ato nuk shqyrtohen do të vij deri të greva sepse kjo ishte kërkesë e anëtarësisë. Zonja Nagavci as para grevës e as gjatë saj as edhe një herë nuk ishte Ministre e arsimit dhe nuk iu dëgjua zëri në emër të punëtorëve të arsimit, po nuk mungoi e nuk hezitoi me deklarata urdhëruese e madje edhe plot shantazh e kërcënime. Ajo vazhdoi t’i duartrokiste edhe fyerjeve e deklaratave nënçmuese te Dimalit, Yllit, Dibranit, Sadriut e disa të tjerëve që u ka humbur çdo gjë njerëzore”.

I pari i SBASHK-ut thotë se Nagavci është ajo që la në baltë punëtorët e arsimit, kur shërbyesve civilë që ishin në grevë iu dolën pagat.

“Ajo nuk u ndie keq as kur Qeveria ua dha pagat shërbyesve civilë, që bashkë me punëtorët e sektorit të arsimit ishin në të njëjtën grevë shpallur nga BSPK-ja, kurse të punësuarve në sektorin që ajo përfaqëson iu ndalën pagat. Në vend të kësaj ajo i duartrokiti Hekuran Muratit dhe ndëshkimit që po u bëhej punëtorëve të sektorit në të cilin ajo ishte ministre. Zonja Nagavci për t’i hyrë në qejf shefit dhe Hekuranit shkoi edhe me tutje duke nxjerr urdhër se, pos dënimit me paga mësuesit, duhet edhe të zëvendësojnë edhe orët e humbura”.

Jasharaj thotë se Nagavci u mundua të paraqitej humaniste punëtorët e arsimit, vetëm pasi opinioni u ngrit në këmbë për të kërkuar që të ekzekutoheshin pagat.

“Kur opinioni u ngrit në këmbë kundër ndëshkimit që po i bëhej punëtorëve të arsimit duke shkelur çdo ligj dhe madje edhe anën humane, zonja Nagavci gjoja u ngrit në këmbë dhe për ta mbuluar turpin e Qeverisë iu bashkua prapë Dimalit e të tjerëve dhe u mundua ta marr rolin e humanistes dhe heroit duke bërë angazhime që punëtorët e arsimit të paguhen, por nuk e la anash urrejtjen ndaj SBASHK-ut dhe akuzoi pa fijen e fakteve se kryesia i paska lënë në baltë mësuesit dhe se ajo dashka t’i shpëtoi. Nagavci dashka t’i shpëtoi”.

“Ironike kjo nga zonja Nagavci, e cila tërë kohën e grevës dha urdhra dhe nuk la fjalë të keqe pa thënë për grevistët sa për t’ia bërë qejfin Hekuranit dhe shefit të madh. Zonja Nagavci sa për ty e po të pyeteshe ti pagat e shtatorit kurrë nuk do t’i merrnin punëtorët e arsimit që nga çerdhet e deri në universitet, por këtë humanitetin në thonjëza dhe heroizmin tënd në thonjëza u mundove ta shesësh kot të punëtorët e arsimit dhe e bëre me shpresën se do të krijosh përçarje, përçarje që u mundove ta bësh edhe gjatë gjithë grevës, por të shkoi kot. Ruaje atë foton me fëmijën dhe me shefat në bankat shkollore. Vazhdo me Dimalin, Yllin, Rronin, Sadriun, Dibranin e ndonjë tjetër, që nuk u ka mbetur as edhe një fije nga njerëzorja. Kënaqu e duartrokit kur fyhet e shahet mësuesi, por mos u shtir si heroinë se kot e ke . Punëtorët e arsimit janë bashkë e në SBASHK dhe uniteti i tyre është i pathyeshëm. E ti pyet vetën a ishte bile një ditë ministre e tyre apo i le gjatë ditëve, javëve e muajve në baltë se zë e mbrojtëse e tyre nuk ishe që kur u bëre ministre e që tani. Zonja Nagavci inati dhe mllefi i paarsyeshëm ndaj meje e sindikalistëve ua ka bllokuar trurin edhe disa deputetëve të partisë suaj. Njëra prej tyre dje në parlament përsëriti shpifjet e Hekuranit për SBASHK-un dhe qe të dy do të jenë në përballje para drejtësisë sepse e kanë tepruar. Boll mo”.

“Ti vazhdo me Dimalin, Yllin, Rronin, Sadriun, Dibranin e ndonjë tjetër të pini kafe e të lavdëroheni për fyerjet që ia kanë bërë e do ia bëjnë figurës së mësuesit”, ka përfunduar Jashari letrën e tij.


Etiketa: Rrahman Jasharaj

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

I mbijetoi tërmetit, përlotet shqiptari: Disa ngecën nëpër dhoma se u bllokuan dyert

35 minuta më parë
Aktuale

Tani Kurti thotë se Kosova do ta pranojë propozimin e BE-së për dialogun Kosovë- Serbi

45 minuta më parë
Aktuale

Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës

1 orë më parë
Aktuale

Pse Albin Kurti kishte refuzuar të dilte nga burgu më 2001?

2 orë më parë
Aktuale

Shembet Kështjella historike e Gaziantep, shikoni çfarë ka mbetur pas tërmetit fatal

4 orë më parë
Aktuale

Mbi 1.300 viktima nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri

5 orë më parë
Postimi tjetër

Era Istrefi merr vëmendje me imazhet e reja atraktive

Një “Batman” woman si Kylie Jenner

Keanu Reeves heq dorë nga roli kryesor në serialin që po prodhohet nga Leonardo DiCaprio

TË FUNDIT

Kaq shumë është rritur vajza e Robertit dhe Norës

19 minuta më parë

Robert Berisha sot ka publikuar një imazh të vajzës e cila shihet duke luajtur me lodra. Krahas kësaj, vëmendjen e...

Tuna pa të brendshme në plazhet e Zanzibarit

35 minuta më parë

Tuna këto ditë po i kalon bashkë me fëmijët në plazhet e Zanzibarit. Këngëtarja për ndjekësit e saj postoi herë...

I mbijetoi tërmetit, përlotet shqiptari: Disa ngecën nëpër dhoma se u bllokuan dyert

35 minuta më parë

Bruno Dodi një nga të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, rrëfeu në një intervistë në Euronews Albania, përjetimit e tërmetit...

Ma ban Hallall moj Nanë

44 minuta më parë

Tani Kurti thotë se Kosova do ta pranojë propozimin e BE-së për dialogun Kosovë- Serbi

45 minuta më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak....

Beyonce bën histori, thyen rekord në ceremoninë e çmimeve Grammy

49 minuta më parë

Ylli i muzikës pop, Beyonce theu rekordin si artistja me shumë trofe në çmimin e çmimeve Grammy në ceremoninë e...

MË TË LEXUARAT

Xhuli: Më dhemb vendimi që mori Atdheu

Çfarë kanë të veçantë personat e lindur në shkurt

Arbana-Oltës po bën veprime të shëmtuara

Kërcitja e dhëmbëve, shkaqet e rrezikshme dhe zgjidhjet natyrale që mund t’i provoni

Çfarë duhet të bëni kur e digjni gjuhën

Motra e Genta Ismajlit pozon pa të brendshme

A do të ribashkohet Stresi me Keisin: Flet e motra e Keisit

Provoni këto mënyra natyrale dhe të sigurta për të liruar hundët e bllokuara të fëmijës

Ana Kabashi synon Eurovisionin

Spinaq në furrë me panna dhe djathë kaçkavall

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist