fbpx

Rrahmani: S’do të lejojmë “këto degjenerime” të ndryshojnë vlerat e larta që vendi ynë frymëzon me shekuj

nga Revista Kosovarja

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka denoncuar mbështetjen që po i jepet festivaleve si DokuFest nga pushteti qendror dhe ai lokal.

Rrahmani e ka quajtur këtë mbështetje “të tmerrshme dhe të papranueshme” duke pretenduar se këto festivale që financohe nga paraja publike po promovojnë antivlera dhe degjenerim të shoqërisë.

“Tashmë është qartë e kuptueshme se të gjitha këto organizime kanë vetëm një qëllim, atë të shkatërrimit të familjes, si shtylla kryesore e shoqërisë dhe identitetit tonë,” – thotë ai.

Ai ka thënë se nuk do të lejojnë që “këto degjenerime” të ndryshojnë “vlerat e larta që vendi ynë frymëzon me shekuj e shekuj.”

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=297880629419852&id=100075937522416&ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]