fbpx

Rrahu babanë e tij, arrestohet djali në Viti

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar në Viti për ushtrim të dhunës ndaj babait të tij, ka njoftuar sot Policia e Kosovës.

Në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur edhe një pistoletë, të cilën ia ka sekuestruar.

“Viti 02.01.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]