fbpx

Rrahu gruan dhe vajzën – dëmtoi shtëpinë, arrestohet

nga Revista Kosovarja

Një person nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij. Për këtë akt ai është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në ora 00:25, ka raportuar Policia  e Kosovës përmes raportit ditor.

Pos dhunës fizike ndaj gruas dhe vajzës i dyshuari e ka  dëmtuar edhe derën e një dhome.

Nga konstatimi që i është bërë ka rezultuar nën ndikim të alkoolit 1.01 promila.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]