Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rrëfehet Ermal Mamaqi: Unë dhe Arbana Osmani e urrenim njëri-tjetrin

nga Revista Kosovarja

Një nga surprizat e edicionit “Ferma VIP 3” është prezenca e Ermal Mamaqi në rolin e opinionistit. Në intervistën e dhënë për emisionin Mes Dritë, Ermali rrëfeu emocionet dhe pritshmëritë që ka për rikthimin në televizion:

Mbi artikull

“Është një rikthim në vendin ku unë u zgjerova si artist. Ka qenë një nga frikërat e mia më të mëdha të bëhesha prezantues apo showman. Nuk ka lidhje me të qenurit aktor. Ishte një ‘dhimbje’ e madhe në fillim, por Vizion Plus dhe Olta Dulaku më bënë ta provoja te ‘Dancing with the Stars’ dhe të zhvilloja potencialin tim.”

Ai kujtoi edhe fillimet e tij në televizion që kanë qenë pikërisht me moderatoren e Ferma VIP 3, Arbana Osmanin.

“Hera e parë që kam punuar në televizion ka qenë pikërisht me Arbanën në vitin 2003. Atëherë e urrenim njëri-tjetrin, mendonim si ta vrisnim njëri-tjetrin çdo mëngjes. Por me pjekurinë, fillon e vlerëson kolegun për të mirat që ka.”

Moneytizer Paragrafi 4

Ermali rrëfeu gjithashtu reagimin e bashkëshortes së tij, Amit:

“Në fillim i thash që do hy si fermer. Më tha je çmendur. Më pas kur i thash për opinionistin i pëlqeu dhe më ka mbështetur, vetëm se nuk ka besim te proçkat e mia, që i bëj me humor.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]