Minatorët e Ndërmarrjes ‘Trepça’ tashmë 21 ditë kanë ndaluar punën shkak i mos-ekzekutimit të pagave tash e dy muaj.Lidhur me këtë situatë të krijuar foli për “Gazeta Blic” minatori Miftar Mehmeti.
Ai tha se kanë patur një marrëveshje që ekzekutimi i pagave të del më së largu deri në datën 10, por siç thotë ai, kjo marrëveshje është shkelur dhe se po hyjnë në muajin e dytë pa rroga.“Marrëveshje kemi pasur me Bordin e kaluar më herët dhe me disa deputetë të Qeverisë së Kosovës kur e kemi pas grevën e kaluar dhe shkarkimin e menaxherit të kaluarë zotëri Enis Abdyrrahmani. Dhe kjo marrëveshja punëtorë, qeveri dhe menaxhment ka qenë për ekzekutimin e pagave jo më larg se data 10. Atë marrëveshje e shkelën tash, po bahen dy muaj ditë, prej të dates 10 jemi në grevë që 21 ditë po bahen që nuk jemi duke punuar për mos ekzekutmin e pagave, po vjen i dyti muaj fëmija tonë pa bukë”, deklaroi ai.
Tutje ai thotë se nuk presim asgjë prej Qeverisë aktuale.“Absolut prej kësaj Qeverie nuk presim diçka të mirë, gjërat po shihen ashiqare çka me prit prej këtyre njerëzve. Kur mi lajnë fëmijët e mi e të kolegëve pa bukë, nuk është çështja këtu e 1500-600 punëtorëve sa jem por është çështja e 18 mijë shpirtrave që na i kanë lanë pa bukë, anëtarave të familjeve tona. Kemi punëtorë me anëtarë të familjes së sëmurë, kemi me borgje, kredi e qera e lloj- lloj obligimi. Ky na ka blloku total, po don me thanë vdisni se për këtë kategori të njerëzve për minatorët për fëmijët tuaj nuk jemi ngushtë, kështu është tu u shprehë ky në këtë drejtimi me këto vepra të tij”, tha ai.
Minatori tha se do të ketë grevë nga ana e tyre nëse nuk do të ndermerret diçka nga ana e Qeverisë .“Ne sot e patëm një takim me Sindikatën, erdhë edhe kryeshefi ekzekutivë i trepçës SH.A, e kërkuam një datë jepna një datë, ne sot po ja fillojmë punës. Ky nuk dha ndonjë datë për ekzekutimin e pagave. Nesër kemi prapë takim nesër kemi kërku me ardhë kyesuesi i Bordit te ne punëtorët dhe nëse nuk ka ndonjë datë ne do të hyjmë ose në grevë në minierë ose do të shkojmë në Prishtinë para Qeverisë, nuk na ka mbetë tjetër. Do t’i marrim familjet tona sëmurë me karroca, invalidë me çka të mundemi edhe duam të shkojmë para Qeverisë le t’ua bëjnë qaren fëmijëve tonë”, theksoi minatori.
Minatori, Mehmeti, thotë se ne nuk po kërkojmë lëmoshë as shkarkimin e askujt në këtë drejtim, vetëm djersën e punës tonë.“Fëmija jonë janë pa bukë, unë jam pjestarë i Ushtrisë Çlimtare të Kosovës, 15 vjet e gjysëm i kom pasë kur kam qenë ushtarë, në tri lufta kam marrë pjesë. Nuk e kom mendu unë një njeri që kom luftu për këtë vend me ardhë puna që fëmija jem me heq për bukë, nuk po kërkojë lëmoshë po kërkojë djersën tem, është e drejtë legjitime e jonja kjo. Ne nuk po kërkojmë lëmoshë, po djersën tonë, në kushte të mjerueshëm që punojmë në Trepçë, pa mjete të punës, pa ushqimë pa kurgjo hiq. Ne nuk po kërkojmë shkarkimin e askujt në këtë drejtim, as menaxherit as të atij as të këtij as nuk po bajmë politikë. Nuk ka rend politikë por ka ekzistencë të familjeve tona”, u shpreh ai.
“Tek ne diçka lëvizje nuk ka, na jem për me punu na nuk jemi për plane të tyre, një plane afatgjatë e një plan afatshkurtë. Unë nuk jam jurist unë nuk kam fakultetë të krymë se mu ka desht me kap pushkën me ja shliru atij për me ardh aty në karrigë, me u shkollu x personave. Edhe sot me lujt me fëmijët tonë, tmerr, unë nuk jam për plane e për strategji të tyre, unë jam me punu me djersë me hallall që me ju pru fëmijëve të mi bukë në shpi, mos me heq fëmija. Nuk po dojmë lëmoshë po flasë me emër të minatorëve, sepse këtë gjendje e kemi edhe 95% të minatorëve”, vazhdoi tutje ai.Minatori i ndërmarrjes Trepça, Mifar Mehmeti, e quan krim atë që sipas tij është duke e bërë qeveria aktuale.
“Sot e morra një burek e bleva kur shkova nalt në katër pjesë me minatorët me kolegët e mi e ndava, bukë nuk po kem, qikën e vogël e kom me terapi që 4 muaj ditë ka qenë e shtrime në spital me analiza e krejt me vullnetë të qytetarëve që me kanë ndihmu. Sot e ka terapinë, 525 euro kushton në muaj, 100 euro më kushton veç taksi me Prishtinë -Mitrovicë plus ekstra analiza për çdo muaj nuk di ka me i marrë. Kjo është krim është tmerr çka janë tu ba kta njerëz”, përfundoi minatori Mifar Mehmeti për “Gazeta Blic”.Rikujtojmë se sot nga ora 7 e mëngjesit, minatorët e Trepçës, kanë mbajtur takim me ‘Sindikatën e Pavarur të Minatorëve’.