fbpx

Rrëfimi i pilotes shqiptare që bombardoi Serbinë: Sapo u bë thirrja, isha e para që u paraqita

nga Revista Kosovarja

Janë bërë 25 vjet qëkur NATO ka bombarduar caqet e ushtrisë serbe, ku pas 78 ditë bombardimesh Kosova fitoi lirinë, duke u bërë kështu që 24 Marsi të renditet në mesin e datave të rëndësishme historike të Kosovës

Në këtë përvjetor të rëndësishëm Faruza Kallaba, pilote amerikane me origjinë shqiptare, ka bombarduar për javë të tëra dhe furnizoi aeroplanët e NATO-s derisa po kryenin intervenimin mbi caqet serbe në Kosovë.

Duke folur për intervenimin e NATO-s në Kosovë, tha se sa më shumë kohë që kalon duket gjithnjë e më e veçantë ajo ngjarje.

“Secili përvjetor i jep më shumë vlerë, sepse më bën të rimendoj çdo gjë”, tha Kallaba për ngjarjen e 24 Marsit, në RTK.

Ajo më tej rrëfen për kohën e fluturimeve, që sipas saj, ka pasur raste të rëndësishme, ndonëse nganjëherë netët kalonin shpejt.

Kallaba bëri të ditur se gjatë kohës së bombardimeve ka qëndruar në Francë.https://zeri.info/inarticle.html

“Ne ishim të vendosur në Francë dhe fluturonim mbi zonë e ajo që është e rëndësishme është se rimbushnim aeroplanët gjatë fluturimit për të ndihmuar Kosovën dhe për mua kjo ishte gjëja më e mrekullueshme ”, tha Kallaba.

E pyetur nëse e kishte paramenduar ndonjëherë më parë se do të vinte koha që të kryente bombardime mbi Serbinë për ta çliruar Kosovën, ajo tha se nuk kam pasur parandjenjë të tillë, ndërsa shpjegoi se në cilat raste mund të bëhen aksione të tilla të forcave ajrore.

Ndryshe, Faruza Kallaba u lind në Damask të Sirisë, me 3 nëntor 1956 nga babai shqiptar, Haki Kallaba me prejardhje nga Kamenica, dhe nëna ukrainase, Ana Senkiewicz.

Ajo dhe familja e saj ishin shpërngulur nga Arabia në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe jetojnë sot.

Faruza Kallaba është e diplomuar me Akademinë Ushtarake në Universitetin e Ilinoisit me 1989 dhe ishte gruaja e parë e ekuipazhit të Gardës Nacionale të Forcave Ajrore të Ilinoisit, që nga viti 1984.

Me aeroplanin e saj bombardoi dhe fuqizoi aeroplanët e NATO-s derisa po kryenin intervenimin mbi caqet serbe në Kosovë.

 


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]