fbpx

Rrëfimi për jetën, Amadea përlotet për të ëmën: Kam dashur vetëm ti dëgjoj zërin!

nga Revista Kosovarja

Në episodin ditor të Love Island Albania që transmetohet në orën 18:20 në televizionin Klan, Amadea ka treguar më shumë për jetën e saj.

Në një rrëfim ndryshe dhe si nuk e kemi parë kurrë më parë, ajo përlotet teksa tregon më shumë për të ëmën e saj.

Gjithashtu ajo ka treguar se është shumë e lidhur me motrën e saj: “Kujtimi i parë i fëmijërisë është momenti kur babi më bleu një mace dhe unë jam kujdesur shumë për të. Kam dashur gjithmonë që të isha e para në çdo aktivitet, kam qenë në balet, kërcim, basketboll dhe këngën.
Me mësime kam qenë shumë mirë dhe mami gjithmonë ishte krenare për mua. Jetoj vetëm me motrën në Tiranë, marrëdhënien më të ngushtë e kam me motrën, sepse është kujdesur shumë për mua. Unë e di që ma ndjen mungesën mami, ajo është shumë e fortë dhe ja ndjej shumë mungesën këtu brenda. Kam dashur ti dëgjoj vetëm zërin që në momentin që kam ardhur në vilë. Dashuria është gjëja më e bukur që mund të përjetoj çdo njeri në këtë botë.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]