fbpx

Rrëmbehet një 12-vjeçare në Prishtinë, po luante në park me motrën e saj

nga Revista Kosovarja
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë 21:10 në Prishtinë, ku një vajzë 12-vjeçare është rrëmbyer nga një burrë.

Sinjali mëson se vajza e vogël po luante bashkë me motrën e saj në parkun te pishat në rrugën ‘2 Korriku’, ku një person kishte ardhur me veturë dhe kishte marrë vajzën që aty.

Motra e 12-vjeçares e ka njoftuar Policinë për emrin e të dyshuarit dhe veturën të cilën ai ishte duke e vozitur kur kishte kryer rrëmbimin, ndërkaq rasti është denoncuar nga prindi i 12 vjeçares.

Njësitet policore kanë dalë në kërkim, me ç’rast kanë hasur në veturën që po kërkonin bashkë me të dyshuarin dhe vajzën e vogël brenda.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]