Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rreth 100 mjekë e infermierë serbë hyjnë në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Dhjetëra vetura me rreth 100 mjekë e infermierë nga Serbia kanë hyrë sot në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdare.

Sipas institucioneve kosovare, ardhja e tyre bëhet më marrëveshje dhe se të njëjtit qëndrojnë këtu vetëm për ta monituruar situatën me COVID-19 në qytetet e banuara me serbë.

Personeli kufitar ka verifikuar dokumentacionin e secilit prej tyre para se ata të futeshin brenda Kosovës me automjete private e zyrtare.

Ata do të zëvendësojnë kolegët e tyre të cilët kanë ardhur në grup para disa ditëve. Pjesa më e madhe e tyre si destinacion ka Graçanicën, por edhe komunat tjera të banuara me serbë./Indeksonline/

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]