Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rreth 4 miliardë euro buxhet, Murati tregon ku do shpërndahen paratë e shtetit

nga Revista Kosovarja

Në seancën e kuvendit të Kosovës, ministri Hekuran Murati ka kërkuar që të procedohet projektligji për buxhetin.

Mbi artikull

Murati ka thënë se është nevojë emergjente që ky projektligj të miratohet. Ai ka theksuar se e vetmja gjë që ndryshon në këtë projektligj është për pagën e 13’të që të bëhet në fillim të vitit e jo në fund të vitit, raporton Insajderi.

Tutje, ai ka treguar se si do bëhet ndarja buxhetore.

“Është një buxhet që kufiri i shpenzimit është rreth 4 miliardë euro. Këto shpenzime mund të zbërthehen në kategori paga dhe shtesa 980 milionë euro, mallra dhe shërbime 545 milionë euro, subvencione dhe transfere 1 miliardë e 358 milionë euro, shpenzime kapitale 998.4 milionë euro, si dhe 100 milionë euro të tjera të financuara nga klauzola e investimeve”, deklaroi Murati.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]