Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vizita e Edi Ramës në Prishtinë: Policia njofton për bllokime të përkohshme të rrugëve

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët se gjatë ditës së sotme, më 16 shkurt 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore, si pasojë e vizitës zyrtare të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Mbi artikull

Përmes një komunikate për medie, autoritetet policore bënë të ditur se do të angazhohen maksimalisht për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rregullimin e trafikut gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shqiptar në Kosovë. Policia bëri të ditur se masat e sigurisë do të fillojnë që nga itinerari i lëvizjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës drejt pikave të parashikuara në agjendën zyrtare.

Sipas njoftimit, ndërprerjet e qarkullimit do të jenë në intervale të shkurta kohore dhe do të prekin disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta, me ç’rast do të ketë edhe riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, duke apeluar që të respektohen udhëzimet e zyrtarëve në terren për të mundësuar një qarkullim sa më të rregullt.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/