fbpx

Rreziku i sulmit në tru te të rinjtë dyfishohet nga duhanpirja

nga Revista Kosovarja

Një studim i ri ka zbuluar se duhanpirja dyfishon rrezikun e sulmit në tru të pa-shpjeguar te të rinjtë.

Rreziku rritet ende më shumë tek ata që konsumojnë më shumë se një paketë cigare në ditë për 20 vjet, duke i bërë deri katër herë më të rrezikuar nga sulmi, në krahasim me ata që nuk pinë duhan.

Studimi, i publikuar në revistën Neurology, fokusohet te goditjet që shkaktohen nga bllokimi i rrjedhës së gjakut, por pa një shkak të qartë. Rreziku është më i lartë te meshkujt dhe individët që pinë duhan intensivisht.

Ekspertët theksojnë rëndësinë e masave për parandalimin e duhanpirjes për të reduktuar sulmet te rinia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]