Një aksident trafiku me pasoja serioze ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ferizaj.
Sinjali mëson se rreth orës 02:00 të datës 17 qershor 2025, në fshatin Nerodime e Ulët, është rrëzuar në asfalt një biçiklist i identifikuar si A.H., 59-vjeç banues në fshatin Manastirc të Ferizajt.
Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, për arsye ende të panjohura, 59-vjeçari ka humbur kontrollin mbi biçikletën e tij dhe është rrëzuar në rrugë, duke pësuar lëndime të rënda trupore.
Fillimisht, i lënduari është dërguar në Qendrën Emergjente të Ferizajt për trajtim mjekësor, ndërsa më pas është transferuar në QKUK – Prishtinë për kujdes të specializuar.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndërsa rasti është iniciuar dhe ndodhet nën hetime për të përcaktuar saktësisht shkaqet e aksidentit.