fbpx

Rriten tensionet për filmin “Borëbardha”, aktoret kryesore në konflikt?

nga Revista Kosovarja

Javën e kaluar DISNEY publikoi një intro për filmin artistik Snow White , me aktorë Rachel Zegler dhe Gal Gadot. Edhe pse filmi është pritur me shumë interes, ai është shoqëruar me polemika të shumta.

Që në fillim tërhoqi vëmendjen për shkak të kritikave të drejtuara ndaj aktoreve kryesore, por edhe për pikëpamjet e tyre publike për konfliktin izraelito-palestinez, gjë që ditët e fundit ka ndezur më tej diskutimet rreth këtij filmi, transmeton Indeksonline.

Gal Gadot, e cila luan rolin e mbretëreshës së keqe, është me origjinë nga Izraeli dhe e ka mbështetur publikisht vendin e saj. Menjëherë pas publikimit të teaser-it, Rachel Zegler e cila luan rolin e Borëbardhës e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Ajo më pas e vazhdoi atë postim dhe shkroi në postimin tjetër: “Dhe mbani mend gjithmonë, lirinë për Palestinën”. Shumë besojnë se Zegler kishte për qëllim deklaratat e koleges së saj Gadot dhe se ajo donte t’i përgjigjej asaj.

Komenti i Zegleri ndezi zemërim tek ata që mbështesin Izraelin. Ata e akuzuan atë për antisemitizëm dhe njoftuan një bojkot të filmit. Disa kanë bërë thirrje tashmë për bojkot për shkak të aktores izraelite Gadot.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]