16
Numri i divorceve në Kosovë ka shënuar rritje gjatë muajve të parë të vitit 2025.
Vetëm në muajin prill janë regjistruar 140 raste të shkurorëzimeve, që paraqet një ngritje krahasuar me muajin mars, kur u raportuan 123 raste, apo një rritje prej 14%.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në periudhën janar-prill 2025, gjithsej 528 çifte kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.
Më konkretisht, në muajin janar janë regjistruar 124 raste, në shkurt 141, në mars 123, dhe në prill 140 raste të shkurorëzimeve.