fbpx

Rritje alarmante e rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24 orësh, që ka të bëjë me rastet me COVID-19, në Republikën e Kosovës.

Nga këto të dhëna, rezulton se nuk është shënuar asnjë rast me vdekje, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Po ashtu, nga kjo Ministri njoftohet se janë 177 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 13 persona.

Të vaksinuar në këto 24 orë, janë 70 persona, ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhuruar 1.830.533 doza.

Raste aktive aktualisht në Kosovë shënojnë 486.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]