fbpx

Rrobat nga Noizy, Xhuli ‘përplaset’ me Stresin: Vetëm ky e ka ditur historinë nga jashtë

nga Revista Kosovarja

Në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova ka qenë i përfshirë edhe reperi Noizy.

Kjo nisi nga disa rroba që rap-artisti i njohur i dërgoi nga linja e tij për Stresin, por që Xhuli mendoi që kishin shkuar për të.

Me këtë rast u bë një ‘prank’ nga Mbresa dhe Stresi me qëllim të provokimit të bukuroshes nga Drenica.

Ajo ra në grackën e tyre, duke reaguar mbi rrobat e ardhura në shtëpi, pasi thuhet se me Noizyn ka pasur një njohje nga jashtë.

E në këtë rast, Mbresa tha se po ndihet e shfrytëzuar pasi Stresi dhe Xhuli luajnë disa role.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) tutje i bëri thirrje Noizyt që të dërgojë më shumë rroba, pasi po zihen të gjithë për të.

Sa i përket Xhulit, siç ka lënë të kuptohet ka qenë në njohje e sipër me Rigels Rajkun (emri i vërtetë) nga jashtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]