Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se materiale të tjera janë dorëzuar sot në zyrat e OVL-së në UÇK-së.
Në një konferencë për media, Gucati tha se në dokumentet e pranuara ka deklarata të dëshmitarëve, por jo edhe emrat e tyre.
“Ka ardhur në 15:30 dhe ka ikë si rrufeja në shpejtësi shumë të madhe ai person , jemi munduar t’i kombinojmë pak me i pa se çfarë ka në to, por emra nuk ka, janë deklarata të dëshmitarëve pa emër, por me shifra”, tha Gucati.
“E kemi quajtur rrufeja dy për shkak se ik si rrufeja, por s’kemi arrit me e zënë me e dit kush është. Dy kolegë tanë thuajse veç se kanë kap me dit kush është zotëria, por ka ik. Ne që kemi deklaruar edhe më herët, edhe para 10 ditëve se Specialja bashkëpunon kryesisht me Prokurorinë Serbe, Gjykatën Speciale të Serbisë për krime lufte.Dy-tri fletë që i kam këtu janë në gjuhën serbe dhe në gjuhën angleze, pra që kanë bashëpunu prokurorët serb, një nga ta është zv/prokurori i Gjykatës së Serbisë. Që ka formu dosje e argumente kinse shqiptarët kanë kryer krime”, shtoi ai.
Ndryshe afro një javë më parë, në adresë të OVL-UÇK-së kishte arritur një pako me materiale që thanë se lidhen me Gjykatën Speciale.