Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rrufeja në Pogradec mbyt 10 dele e dhi

nga Revista Kosovarja

Rreth 10 krerë bagëti të imta kanë ngordhur pasi u goditën nga rrufeja mesditën e së premtes në fshatin Derdush, njësia administrative Dardhas, në Bashkinë e Pogradecit.

Mbi artikull

Sipas informacioneve paraprake, rrufeja goditi një tufë me rreth 190 dele dhe dhi, duke shkaktuar ngordhjen e rreth 10 prej tyre, raporton Abcnews.al, transmeton Sinjali.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë shërbimet veterinare, të cilat po vlerësojnë gjendjen e bagëtive të mbijetuara dhe po marrin masat e nevojshme për trajtimin e tyre.

Autoritetet njoftuan se, për shkak të mungesës së sinjalit telefonik në zonën malore, komunikimi me barinjtë dhe pronaren e tufës ka qenë i vështirë, duke vonuar marrjen e informacionit të parë për rastin.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]