Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

‘Djali i vogël i motrës’, Eronita bën veprimin e ëmbël për Tarën

nga Revista Kosovarja

Vetëm pak javë pasi Blero dhe gruaja e tij mirëpritën në jetë djalin e tyre të vogël, Areej Darrian, Eronita ka emocionuar me një detaj mjaft të veçantë e me plot dashuri.

Mbi artikull

Në një postim të fundit të ndarë në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një foto të djalit, ku në rrobat e tij (benkicë) shihet i qëndisur emri i Tarës — vajzës së Bleros nga martesa e tij me aktoren Teuta Krasniqi.

Në imazhin e publikuar, bie në sy emri i Tarës i shoqëruar me një zemër të kuqe, ndërsa Eronita e ka shoqëruar foton me mbishkrimin e ëmbël: “Djali i vogël i motrës”, duke etiketuar edhe vetë Tarën.

Eronita nuk ka zbuluar nëse kjo është një dhuratë e Tarës për vëllain, mirëpo ky veprim jo vetëm që tregon marrëdhënien e shkëlqyer dhe raportin e ngrohtë që Eronita gëzon me vajzën e Bleros, por gjithashtu pasqyron edhe lidhjen e fortë e me plot dashuri që Tara do të ketë tash e tutje me vëllanë e saj të vogël.

Moneytizer Paragrafi 4

Kujtojmë se Blero ishte i ftuar në Prive By Liberta Spahiu, ku foli për herë të parë pasi u bë baba për herë të dytë. Madje Blero tregoi se cila nga ish-gratë e tij e uroi për lindjen e djalit.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]