fbpx

Rrustem Mustafa do të paraqitet në Hagë, pas disa ditësh edhe një ish-komandant tjetër

nga Revista Kosovarja

Me ftesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Rrustem Mustafa do të paraqitet në Hagë për të dëshmuar rreth organizimit të UÇK-së dhe pretendimeve të prokurorisë në procesin gjyqësor kundër ish krerëve të UÇK-së.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se Remi do të niset për në Hagë më 6 korrik.

Ish komandanti i Zonës së Llapit e ka konfirmuar se do të udhëtoj në Hagë. “Po, javën e ardhshme jam ftuar të dëshmoj në Hagë. Do ta mbroj të vërtetën e luftës së UÇK-së”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se pas disa ditesh, pritet të ftohet edhe nje epror i larte i UÇK-së në zonën operative të Llapit

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]