fbpx

Ruajtja e gabuar e kremit kundër diellit rrit rrezikun për kancer lëkure

nga Revista Kosovarja

Ruajtja e kremit kundër diellit në banjo mund ta bëjë atë më pak efektiv në mbrojtjen nga kanceri i lëkurës, ka paralajmëruar një mjek specialist.

Dr. Ed Robinson thotë se avulli i nxehtë nga dushi dhe banjat mund të shkaktojë prishjen e përbërësve mbrojtës në kremin me SPF, duke e bërë atë më pak të aftë për të parandaluar dëmet e rrezikshme nga dielli, transmeton klankosova.tv.

Sipas tij, miliona njerëz që e mbajnë kremin kundër diellit në dollapët e banjos mund të jenë në rrezik më të madh për zhvillimin e sëmundjeve të rënda si kanceri i lëkurës.

“Temperaturat e larta dhe rrezet direkte të diellit e ulin efektivitetin e kremit kundër diellit dhe e lënë lëkurën të pambrojtur,” tha Dr. Robinson.

“Përdorimi i një SPF-je të degraduar do të thotë që nuk po merrni mbrojtjen që është premtuar në shishe. Kjo rrit rrezikun për djegie nga dielli, plakje të parakohshme të lëkurës, dhe në raste më të rënda, kancer të lëkurës,” shtoi ai.

Ai sipas Mail Online, paralajmëroi gjithashtu se përbërësit e prishur mund të shkaktojnë irritim apo reaksione alergjike në lëkurë.

Zgjidhja?

Kremrat kundër diellit duhet të ruhen në vende të freskëta, të thata dhe larg dritës direkte të diellit ose temperaturave ekstreme.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]