fbpx

Ruari O’Connell nuk e harron Kosovën, shpalos flamurin në një ndeshje të ragbit

nga Revista Kosovarja

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, duket se nuk e ka harruar Kosovën, përkundër që misioni i tij diplomatik ka mbaruar.

Diplomati birtanik ka shpalosur flamurin e Kosovës në një ndeshje të ragbit.

O’Conoll tha se ky është flamuri i parë i Kosovës në stadiumin e Twickenham. Tutje, ai shkroi “Ma vërteto që jam gabim”.

“Flamuri i parë i Kosovës në Twickenham. Ma vërteto se jam gabim”, shkroi O’Connoll.

Misioni diplomatik i ish-ambasadorit Ruari O’Connoll në Kosovë zgjati katër vite. Ai përfaqësoi Britaninë e Madhe në Kosovë gjatë viteve 2015-2019.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]