Këtë fundjavë Rudina Hajdari e ka kaluar në det. Ajo nuk ka ngurruar të publikojë edhe foto në rrjete sociale ku si asnjëherë më parë është shfaqur me bikini.
Në këtë foto të publikuar në Instastory, Rudina pozon me rrobabanjo të gjelbrta me lule teksa ka nxjerrë në pah fizikun e saj.
Pak javë më parë në një intervistë Rudina foli dhe për jetën private. Ish-deputetja duke ushtruar një profesion të tillë si politika, nuk i ka shpëtuar pyetjes së moderatores, nëse karriera e saj ka qenë një pengesë në jetë e saj private.
“Ka qenë një problem. Nga ana tjetër ka qenë edhe një vlerësim nga bashkëshorti që unë kam ndjekur rrugën që unë kam dashur dhe më ka mbshtetur në këtë aspekt”, është shprehur Rudina.